LAJMI I FUNDIT:

Ndoshta ju ka ikur momenti më i bukur në super duelin mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte

Ndoshta ju ka ikur momenti më i bukur në super duelin mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte

Tyson Fury u konfirmua mbrëmjes e së shtunës si kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda teksa në një Wembley të stërmbushur triumfoi me nokaut në raundin e gjashtë ndaj sfiduesit Dillian Whyte.

Por, veç këtij momenti, një tjetër episod kulminant ishte edhe takimi në ring i “The Gypsy King” me djaloshin Marshall Jenson.


Ky i fundit si pasojë e një meningjiti kur ishte vetëm një vjeç, humbi gjymtyrët e tij dhe tashmë derisa të mbërrijë në moshën 18-vjeçare do t’i duhet të rinovojë protezat e tij çdo tetë vjet.

Fitimet marramendëse të Furyt dhe Whytes pas super meçit të zhvilluar në Wembley
Lexo po ashtu Fitimet marramendëse të Furyt dhe Whytes pas super meçit të zhvilluar në Wembley

Kështu, Fury i cili e ftoi vogëlushin në ndeshjen e boksit i premtoi atij se do ta ndihmojë të mbledhë paratë e nevojshme për protezat e reja.

Vogëlushi sakaq u ngjit në ring me fanellën e Tottenham si një fans i madh i Spursa-ave, ndërsa në vitin 2016 ka takuar edhe idhujt e tij të futbollit, veçanërisht sulmuesin Harry Kane. /Telegrafi/