LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo, vodhi afro një kilometër kubëza të betonit dhe i shiti për vetëm 640 euro (Foto/Video)

Ndodh edhe kjo, vodhi afro një kilometër kubëza të betonit dhe i shiti për vetëm 640 euro (Foto/Video)

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur këto ditë në Kinë, ku një hajn arriti të vjedh rreth 800 metra rrugë të asfaltuar me kubëza betoni dhe ia shiti një kompanie ndërtimore për 5 yuan që i bie rreth 640 euro.

Megjithatë, ky hajn nuk pati edhe aq fat në realizimin e misionit, pasi që banorët e një fshati në lindje të Kinës, e raportuan “zhdukjen” e një pjesë të rrugës në polici, transmeton Telegrafi.


Ata fillimisht menduan se bëhet fjalë për sanimin e gropave, por policia shpejt konstatoi se bëhet fjalë për vjedhje.

Një burrë kishte marrë me qira një makinë ndërtimtarie, me të cilën kishte 800 metra kubëza të betonit dhe i kishte ngarkuar në kamionë, duke ia dorëzuar një kompanie ndërtimi që nuk hezitoi t’ia blejë.

“Atë rrugë nuk e përdorte askush. Dhe thash me vete pse t’i mos i marrë kubëzat e betonit dhe të fitoj para”, ka deklaruar para policisë kryesi i kësaj vepre.

Ai në total kishte shitur 500 ton kubëza betoni. Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale në Kinë kanë komentuar veprimin e tij: “Varfëria po i bën njerëzit më kreativ”. /Telegrafi/