LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo, varrosen katër persona në pistën e aeroportit amerikan – banorët pretendojnë se i shohin “shpirtrat” e të ndjerëve

Ndodh edhe kjo, varrosen katër persona në pistën e aeroportit amerikan – banorët pretendojnë se i shohin “shpirtrat” e të ndjerëve

Varri i Richard dhe Catherine Dotson gjenden në pistën numër 10 të aeroportit ndërkombëtar Savannah-Hilton Head në SHBA. E gjitha ndodhi pasi që familjarët e tyre refuzuan që ta të rivarrosen në një lokacion tjetër.

Si shumë aeroporte tjera në SHBA dhe në gjithë botën edhe ky është ndërtuar në një ish-fermë. Megjithatë kur aeroporti u desh të zgjerohet gjatë Luftës së Dytë Botërore më saktësisht në vitin 1942, ka ndodhur befasia, transmeton Telegrafi.


Parcela e kësaj familje i kishte varret aty, por duhej shfrytëzuar nga autoritetet lokale për zgjerimin e aeroportit dhe asokohe ajo pronë private kishte mbi 100 varre.

Familjarët duke besuar se të parët e tyre nuk do të donin të largoheshin nga prona e tyre, vendosën të mos i prekin varret duke pretenduar se duhet të qëndrojnë aty ku janë Richard dhe Kathryn Dotson, që kishin ndërruar jetë në njëri në vitin 1884 e tjetri më 1877.

Dy varret e tyre që ishin vendosur njëri pranë tjetrit gjendeshin në skaj të pistës numër 10 dhe 28. E dy varre tjera të kushërinjve Daniela Houston dhe John Dotson gjenden në një zonë të gjelbëruar afër pistës.

Me të filluar punimet e zgjerimit të aeroportit, ato ishin rrafshuar ndërsa gurët e tyre nuk janë prekur dhe kishin një mbishkrim “Në Paqe”, kështu këta katër familjarë pushojnë në banesën e tyre të fundit në njërën nga pistat e aeroportit ndërkombëtar.

E autoritet e aviacionit civili pretendojnë se “varret” e tyre janë të vetmet në botë, që gjenden në një pistë aktive të gjatë 2,850 metra. Në anën tjetër, familjarët e tyre kanë leje të veçantë që t’i vizitojnë dhe të vendosin qirinj pranë tyre.

Por historia e këtyre varrezave të pazakonta ka ndjellë frikë te shumë persona, që madje thonë se me lindjen e diellit shohin “shpirtrat e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Fatkeqësia

Fatkeqësia

Progresi

Progresi

Kush pasurohet

Kush pasurohet

Kalo në kategori