Getafe ka regjistruar një fitore të pazakontë në udhëtim ndaj Real Sociedad (1-0), në javën e 33-të të La Liga, duke vendosur një statistikë historike.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi si autogol nga Jon Gorrotxategi në minutën e 29-të.


Ajo që e bën këtë sukses edhe më të veçantë është fakti se Getafe nuk regjistroi asnjë goditje në portë gjatë gjithë takimit, me vetëm pesë tentime gjithsej.

Nga ana tjetër, Real Sociedad dominoi në statistika, duke regjistruar 13 gjuajtje totale dhe katër në kuadrat, por pa arritur të shënojë.

Kjo fitore përbën një rast unik në historinë e Getafes në La Liga, pasi është hera e parë që skuadra fiton një ndeshje pa asnjë goditje në portë, duke e bërë këtë duel një nga episodet më të veçanta të sezonit.

Pas 32 xhirove në La Liga, Getafe zë vendin e gjashtë me 44 pikë dhe po synon daljen në Evropë. /Telegrafi/

telegrafi sport app