LAJMI I FUNDIT:

“Ndjenja e eliminimit nga Botërorit, ishte më e keqe se sa vdekja e një familjari” – deklarata tronditëse e Richarlison

“Ndjenja e eliminimit nga Botërorit, ishte më e keqe se sa vdekja e një familjari” – deklarata tronditëse e Richarlison

Richarlison ka bërë një deklaratë shokuese së fundi rreth eliminimit nga Kampinati Botëror që u mbajt në fund të vitit të kaluar në Katar.

Sulmuesi brazilian dhe shokët e tij të skuadrës në Selecao u eliminuan nga gara në Katar në fazën çerekfinale, duke humbur ndaj Kroacisë në penallti.


Pritej shumë nga kombi i Amerikës së Jugut pasi ata konsideroheshin si favoritët për të fituar turneun përpara se të fillonte.

Richarlison u përplas me Ramsadale, një tifoz i Tottenhamit madje shqelmoi portierin e Arsenalit
Lexo po ashtu Richarlison u përplas me Ramsadale, një tifoz i Tottenhamit madje shqelmoi portierin e Arsenalit

“Ishte një goditje, nuk e di. Mendoj se është më keq se humbja e një anëtari të familjes”, deklaroi Richarlison për ESPN.

“Ishte e vështirë të rikuperohesha. Deri më sot, kur shikoj video në rrjetet e mia sociale, më vjen keq. Por, duhet të vazhdojmë përpara. Unë jam ende i ri, mendoj se kam ende një ose dy Botëror përpara.

Goli i Richarlison ndaj Serbisë zgjidhet më i miri i Kupës së Botës “Katar 2022”
Lexo po ashtu Goli i Richarlison ndaj Serbisë zgjidhet më i miri i Kupës së Botës “Katar 2022”

“Do të vazhdoj të punoj shumë që gjërat të fillojnë të rrjedhin sërish, golat të fillojnë të vijnë, gjë që di të bëj në fushë”, ka shtuar më tej ai.

Richarlison ishte golashënuesi më i mirë i Brazilit në turne, duke shënuar tre gola në katër paraqitjet e tij. 25-vjeçari fitoi edhe çmimin “Goal of the Tournament” për realizimin e tij kundër Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori