LAJMI I FUNDIT:

Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

Ndjesia e një marrje mendsh të vazhdueshme mund të kthehet në një pengesë serioze për përqendrimin tuaj dhe angazhimet e përditshme

Nëse e shihni se gjendeni shpesh në një situatë të tillë është e rëndësishme të kuptoni shkakun e kësaj gjendjeje.


Sipas mjekes Farhat Shaikh, ka shumë arsye pse njerëzit përballen me një problem të tillë.

Një nga shkaqet më të zakonshme është dehidratimi, lodhja, madje dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi. Sidomos në dimër, kjo ndodh më shpesh sepse nuk pini ujë mjaftueshëm, në një kohë kur rekomandohen 13 gota në ditë në varësi të moshës, gjinisë dhe aktiviteteve tuaja të përditshme, shkruan Parade.

Një arsye tjetër është një rënie e papritur e presionit të gjakut. Kjo mund të ndodhë kur ngriheni nga një pozicion ulur ose pasi jeni shtrirë.

Shtatzënia, ilaçet dhe një qëndrim i gjatë në shtrat mund të shkaktojnë gjithashtu një rënie të papritur të presionit të gjakut.

Por, kjo mund të jetë edhe shenjë e sheqerit të ulët në gjak sepse truri nuk po merr mjaftueshëm glukozë, një element që i nevojitet këtij organi për më shumë energji. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa ta përjetojnë këtë ndjesi sesa njerëzit që nuk kanë diabet.

Me këtë truk të thjeshtë do ta eliminoni lehtësisht marramendjen
Lexo po ashtu Me këtë truk të thjeshtë do ta eliminoni lehtësisht marramendjen

Shmangia e vakteve dhe mosngrënia e mjaftueshëm e karbohidrateve mund të shkaktojnë gjithashtu rënie të nivelit të sheqerit në gjak. Është e rëndësishme të mos anashkaloni vaktet dhe të keni mjaftueshëm karbohidrate, citon Anabel.

Së fundi, mjekja Shaikh thotë se kjo ndjesi rregullisht mund të jetë një efekt anësor i mjekimeve. Disi më rrallë, por ajo thotë se kjo mund të jetë edhe shenjë e një gjendjeje të rëndë shëndetësore, si ataku në zemër ose goditja në tru. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori