Kanella ka përdorim shumë më të madh seç mund ta merrni me mend

Ajo nuk është vetëm shtesë në ushqime, kanella mund të shfrytëzohet në shumë mënyra, transmeton Telegrafi.

Në situatat e këtilla është e pakontestueshme:

Freskues i shkëlqyeshëm i lokaleve

Për t’ju pasur shtëpia aromë të këndshme, një shkopth kanelle është i shkëlqyeshëm. Në një litër ujë qitni feta portokalli, katër shkoptha kanelle dhe një grusht të plotë belushi dhe zieni në zjarr të lehtë 15 minuta. Gjithë shtëpia pastaj do të frymojë aromë të mrekullueshme.

Mënyra e dytë, njësoj e efektshme, është që rreth qiriut të qitni një shirit elastik dhe nën të vendosni shkoptha kanelle, ndërkaq dylli do ta ngrohë kanellën.

Ndiqni tenjat

Është e njohur që livanda i ndjek tenjat, mirëpo në qoftë se në një qese pëlhure pranë saj shtoni edhe një shkopth kanelle dhe pak rozmarinë, gardëroba juaj me siguri do të jetë e sigurt.

Hiqni qafe buburrecat

Është fakt: buburrecat e urrejnë kanellën dhe nuk do të lëvizin në afërsi të kësaj erëze aromatike. Në vend që të përdorni spreje kimike me aromë të fortë, përhapeni pak kanellë nëpër këndet dhe vrimat nëpër të cilat mendoni që buburrecat do të mund të hynin në shtëpinë tuaj.

Eliminoni aromën e fortë dhe të pakëndshme

Pas fërgimit të ushqimit ajo aromë përhapet nëpër gjithë shtëpinë dhe do të qëndrojë gjatë, mirëpo edhe në situatën e tillë kanella është e pakontestueshme.

Qitni pak kanellë pluhur në një tepsi të madhe për pjekje dhe piqni një orë në 120 gradë Celsius. Kjo do të duhej t’i eliminonte të gjitha aromat e pakëndshme. /Telegrafi/