LAJMI I FUNDIT:

Ndihmohen banorët e përmbytur në Shkodër

Ndihmohen banorët e përmbytur në Shkodër

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë sot shpërndarjen e ndihmave për banorët e përmbytur si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë ditët e fundit qytetin verior të Shkodrës.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar bashkia Shkodër dhe planifikimit të bërë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit është bërë kërkesë dhe do të ndahen sot nevojat për ushqime për komunitetin me rreth 500 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200 batanijesh, krevate, etj nga rezervat e shtetit, raporton ATSH.

Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka qenë rreth 2520 ha, si më poshtë: Bashkia Vau-Dejës.

Njësia Administrative Bushat: Ka pasur rreth 390 ha tokë të përmbytur. Bashkia Shkodër.

Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm.

Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm. Në fshatin Obot kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone.

Ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve. Bashkia Shkodër ka vazhduar me 2 mjete autobote furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Rrethina: Ka pasur rreth 60 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur rreth 5 ha tokë të përmbytur.

Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori