LAJMI I FUNDIT:

Ndihmës trajneri i Egjiptit tregon prapaskenat: Salah kishte ofertë nga Reali, por e refuzoi atë

Ndihmës trajneri i Egjiptit tregon prapaskenat: Salah kishte ofertë nga Reali, por e refuzoi atë
Mohamed Salah . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mohamed Salah ka pasur një mundësi për tu transferuar te Real Madridi, por e ka refuzuar atë.

Ka qenë ndihmës trajneri i Egjiptit, Hany Ramzy që ka zbuluar prapaskenat e ofertës së Realit në drejtim të yllit egjiptian.

Ishte viti 2018, kur Salah ende nuk kishte mbushur një vit te Liverpoolit dhe Reali i kishte bërë ofertë atij.


Salah – Ramzy

Ramzy ka thënë për OnTime Sports se Salah i ka treguar për ofertën që Los Blancos i kishin bërë atë vit, para finales së Ligës së Kampionëve ku u përballën Reali dhe Liverpooli.

“Kur isha duke punuar me Hector Cuper, ne kishim disa trajnime dhe udhëtuam për në Zvicër në mars të vitit 2018”.

“Unë isha duke folur me Salah dhe ai më zbuloi se kishte një ofertë shumë të mirë nga Real Madridi, por pas diskutimeve që pati me mua dhe me Cuper ai vendosi ta refuzojë atë”.

“Salah ishte i lumtur dhe i qetë te Liverpooli dhe kjo ishte arsyeja që refuzoi transferimin te Real Madridi”, deklaroi Ramzy për OnTime Sports.

Salah. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga Roma për vetëm 42 milionë euro, teksa menjëherë çmimi i tij filloi të rritet ndjeshëm në tregun e transferimeve.

27-vjeçari sot vlerësohet si njëri nga futbollistët më të shtrenjtë në botë pasi vlera e tij ka arritur në 120 milionë euro.

Real Madridi vazhdon të monitorojë situatën e Salah, teksa mediat spanjolle kanë raportuar se nuk do të ishte befasi nëse 13 herë kampionët e Evropës do të tentojnë këtë verë transferimin e egjiptianit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori