LAJMI I FUNDIT:

Ndihmës-shoferi jep detajet, tregon si erdhi deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Ndihmës-shoferi jep detajet, tregon si erdhi deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Ahmed Abazi njëri nga shoferët ka rrëfyer rreth asaj se si ka ardhur deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari.

Bëhet fjalë për një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë dhe u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, afër qytetit Kjustendill.


Dhe siç ka rrëfyer Abazi, në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm, përcjell Telegrafi.

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar në Bullgari, lëndohet lehtë shoferi
Lexo po ashtu Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar në Bullgari, lëndohet lehtë shoferi

“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë fillimisht ai.

Në atë moment, sipas tij, derisa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin.

Siç ka shtuar ai, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar – përveç kolegut të tij, shoferit, të lënduar lehtë.

“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”.

Ai ka thënë se kanë qenë 32 njerëz brenda autobusit, si dhe dy shoferët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori