LAJMI I FUNDIT:

Me ndihmën e stjuardesave, i propozoi të dashurës martesë gjatë fluturimit (Video)

Me ndihmën e stjuardesave, i propozoi të dashurës martesë gjatë fluturimit (Video)

Michael Rodriquez i ka propozuar martesë të dashurës Itzel, derisa po udhëtonin për pushime në ishullin Fixhi.

Partnerja tij prej 20 vitesh, as që e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur pranë saj u afrua një stjuardesë me dy gota shampanjë, ndërsa të tjerat filluan të këndonin, transmeton Telegrafi.


Në momentin që ai ra në njërin gjunj dhe hapi kutinë e unazës, ajo nisi të qajë nga emocionet.

Të pranishmit kanë duartrokitur, teksa ajo pranon propozimin. /Telegrafi/