Nëse nuk reagoni me kohë, trupi i huaj në vesh mund të shkaktojë dhembje, infeksion dhe humbje të të dëgjuarit.
Të rriturit kryesisht ndiejnë sikur diçka u është mbërthyer në vesh, mirëpo fëmijët e vegjël shpesh nuk janë të vetëdijshëm se çfarë i shkakton këto simptoma, transmeton Telegrafi.
Nëse fëmijës tuaj apo juve ndonjë objekt u është mbetur në vesh, do të duhej të vepronit në këtë mënyrë:
– Mos provoni që objektin ta shtyni me shkopth për vesh ose me vatë, sepse rrezikoni ta fusni më thellë në vesh.
– Nxirreni objektin vetëm nëse e shihni qartë, nëse është i butë dhe i lakueshëm që të mundeni butësisht ta nxirrni me pincë.
– Përdorni ligjin e gravitacionit. Kthejeni kokën anash në mënyrë që objekti të bjerë.
– Lani veshin. Me ndihmën e shiringës dhe ujit të ngrohtë provoni ta nxirrni objektin nga veshi.
Vërejtje: Këtë mënyrë mos e aplikoni nëse dyshoni që është e shpërthyer membrana.
– Përdorni vajin nëse në vesh ka hyrë insekti. Lakojeni kokën ashtu që veshi në të cilin ndodhet insekti të jetë i kthyer lart dhe pikni vaj mineral, vaj ulliri apo vaj për bebe. Vaji duhet të jetë i vakët, assesi shumë i nxehtë.
Vërejtje: Këtë procedurë aplikojeni vetëm nëse është fjala për insektin. Kjo metodë nuk aplikohet nëse dyshoni që membrane është shpërthyer (shenjat që është shpërthyer membrana janë dhembja, gjakrrjedhja apo “zukatja” e veshit). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur