LAJMI I FUNDIT:

Ndërsa ju numëroni qindarkat, ne numërojmë viktimat – thotë Olena, gruaja e presidentit Zelensky

Ndërsa ju numëroni qindarkat, ne numërojmë viktimat – thotë Olena, gruaja e presidentit Zelensky

Ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë është i ashpër për aleatët e saj, ka thënë zonja e parë e vendit për BBC, por siç ka shtuar ajo, ndërsa britanikët “numërojnë qindarkat”, ukrainasit “numërojnë viktimat”.

Sipas mediumit në fjalë, Olena Zelenska tha të dielën se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër, përcjell Telegrafi.


Në një intervistë të regjistruar në Kiev, ajo theksoi se ndërsa ajo rrallë e shihte burrin e saj, ata flasin çdo ditë.

Zonja e parë, e cila ka qenë e martuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që nga viti 2003, foli me Laura Kuenssberg të BBC-së në Kiev.

Në një intervistë të gjerë që do të transmetohet të dielën më 4 shtator, zonja Zelenska u pyet se çfarë mesazhi kishte për britanikët që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit që kanë pasur çmimet në gazin dhe naftën globale.

“Unë e kuptoj se situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë Covid-19, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina”.

“Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë po vriten”.

“Kështu që kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona”, citohet të ketë thënë ajo.

Komentet e zonjës Zelenska pasojnë sugjerimin e kryeministrit Boris Johnson gjatë vizitës në Kiev muajin e kaluar se familjet në të gjithë Evropën do të duhet të durojnë krizën e kostos së jetesës dhe të “qëndrojnë” me Ukrainën për të kundërshtuar agresionin e Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori