LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Xhavit Elshani, i njohur si komandant “Lepoardi” i UÇK-së

Ndërron jetë Xhavit Elshani, i njohur si komandant “Lepoardi” i UÇK-së

Ka ndërruar jetë Xhavit Elshani nga Pirana, i njohur si komandant “Leopardi” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e Elshanit e kanë bërë të ditur miqtë e tij, transmeton Telegrafi.


Për vdekjen e tij, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Lepoardi i UÇK-së”, do të mbetet përgjithmonë në kujtimin e tij.

“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe bashkëluftëtarit Xhavit Elshani. Trim e guximtar në Luftën Çlirimtare, veprimtar e atdhetar gjatë tërë jetës së tij, Leopardi i UÇK-së do të mbetet përgjithmonë në kujtimin tonë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët. Xhavit, pusho i qetë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/