LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Ljubisha Georgievski

Ndërron jetë Ljubisha Georgievski

Sot në mëngjes, në moshën 81-vjeçare ndërroi jetë Ljubisha Georgievski, regjisor i teatrit dhe filmit, dramaturg, teoricien teatri.

Georgievski është lindur më 30 maj të vitit 1937 në Manastir. Ka diplomuar në “Akademinë e teatrit, filmit, radios dhe televizionit”, grupi “Teatër dhe regji radioje” në Beograd në vitin 1974, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahas regjisë i ishte dhe dramaturg, teoricien i teatrit dhe profesor në Fakultetin e Arteve në Shkup.

Ai është i njohur edhe si kandidat për kryetar shteti në vitin 1994, ka qenë ambasadori në Bullgari nga viti 2000-2004 dhe kryetar i Kuvendit të Maqedonisë nga vitit 2006 deri në vitin 2008./Telegrafi/