LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe ish-gjyqtari Faik Vuçitërna, FFK me telegram ngushëllimi

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe ish-gjyqtari Faik Vuçitërna, FFK me telegram ngushëllimi

Në moshën 60 vjeçare ka ndërruar jetë futbollisti i dikurshëm rahovecian dhe njëherësh ish-gjyqtari i FFK-së, Faik Vuçitërna.

Telegram ngushëllimi për Familjen Vuçitërna ka nisur edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ku thuhet se ai ka dhënë kontribut të madh për futbollin rahovecian dhe atë kosovar në përgjithësi, qoftë si futbollist e qoftë si gjyqtar i futbollit.


E nderuar Familje Vuçitërna!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit dhe ish-gjyqtarit, Faik Vuçitërna në moshën 60-vjeçare, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Faik Vuçitërna dha kontribut të madh për futbollin rahovecian dhe atë kosovarë në përgjithësi, qoftë si futbollist e qoftë si gjyqtar i futbollit.

Ai njihej si njeri i urtë, por me autoritet. Ishte mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori