Ndërron jetë foshnja nëntëmuajshe nga Kumanova, e cila u soll në gjendje të rëndë në Klinikën për Fëmijë
Ka ndërruar jetë foshnja nëntëmuajshe e cila më 24 shkurt nga Kumanova është sjellë në Klinikën për Fëmijë në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas pranimit në klinikë, ku është transferuar në Spitalin në Kozle, është vendosur në ventilim mekanik. Foshnja është pranuar me dobësim të funksionit të mushkërive të bardha, pas çka është konstatuar se ka sëmundje infektuese tuberkuloz.
Sipas shkrimeve në disa media, nëna e foshnjës vitin e kaluar disa muaj është mjekuar nga tuberkulozi në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha, por pastaj fare nuk ka shkuar në kontroll, as ka kërkuar ndihmë për foshnjën e saj. Pasi që është zbuluar se foshnja është e sëmurë prej tuberkulozit, nëna e saj sërish është hospitalizuar në Institut, ndërkaq tre fëmijët e saj të mitur janë ftuar në Spitalin Kolze që t’u bëhen kontrolle epidemiologjike që të konstatohet nëse edhe ata kanë tuberkuloz.
Nga Instituti në Kozle informuan se sipas testimeve të para edhe katër anëtarët e tjerë të familjes janë të infektuar me tuberkuloz, por kjo nuk do të thotë se janë të sëmurë pasi që janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ky test pozitiv nuk nënkupton se janë të sëmurë, domethënë janë të infektuar, ndërkaq më tej nga analizat tjera do të varet nëse këta fëmijë do të vendosen në terapi mbrojtëse që të mos zhvillohet sëmundje aktive ose do t’i mjekojmë si sëmundje e tuberkulozit”, deklaroi udhëheqësja e Sektorit për Tuberkuloz në ISHP Instituti Kozle, dr. Katerina Boshkovska.
Autoritetet shëndetësore shprehën habi pse foshnja nuk është sjellë në sistemin shëndetësor, pasi që nuk ka pasur të dhëna kur dhe ku është mjekuar dhe pse familja fare nuk është evidentuar si rast social. Drejtoresha e Klinikës për Fëmijë, Stoja Naceva Fushtiq, në deklaratë për media disa ditë tha se nuk ka nevojë për panik në lidhje me infektimin pasi që tanimë foshnja e vdekur, menjëherë pas pranimit është izoluar dhe për atë është kujdesur personel i veçantë mjekësor.
Çdo i sëmurë me formë aktive të sëmundjes, nëse nuk dëshiron të mjekohet, mund të infektojë 10-15 persona. Ajo quhet edhe sëmundje e të varfërve dhe më së shpeshti infektohen persona të rinj në periudhën e produktivitetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City