LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë dadoja në Brooklyn e cila sakrifikoi veten për ta shpëtuar 1-vjeçarin për të cilin kujdesej, u godit nga kamioni në udhëkryq

Ndërron jetë dadoja në Brooklyn e cila sakrifikoi veten për ta shpëtuar 1-vjeçarin për të cilin kujdesej, u godit nga kamioni në udhëkryq

Një grua që u godit nga kamioni në Brooklyn derisa po tentonte të shpëtonte djaloshin njëvjeçar për të cilin po kujdesej, ka ndërruar jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Arcellie “Celi” Muschamp, 52-vjeçe, ndërroi jetë pasi nga 20 dhjetori ishte në komë, kur një kamion e goditi pasi sakrifikoi veten vetëm për ta shpëtuar njëvjeçarin për të cilin po kujdesej, transmeton Telegrafi.

“Celi për fat të keq nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë e rrethuar nga më të dashurit”, ka shkruar Patrick Mullen, babai i njëvjeçarit në ueb-faqen GoFundMe, përmes të cilës po mblidheshin para për shpenzimet e shërimit të nënës së dy fëmijëve.


“Për mua dhe gruan time, ajo gjithmonë do të jetë engjëlli mbrojtës i djalit tonë Rouwan, për të cilin edhe u sakrifikua”, tha Mullen.

Muschamp, emigrante nga Belize, ishte goditur nga kamioni derisa ajo po shtynte karrocën e djaloshit të vogël në një udhëkryq në Union Street dhe Pete Avenue.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru – e sot është konfirmuar lajmi se ka ndërruar jetë. Ndërkaq kundër shoferit 68-vjeç të kamionit është ngritur padi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

Botë
DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

Azia
Arrestohet miliarderi francez

Arrestohet miliarderi francez

Evropa
Arrihet marrëveshja historike, Franca bie dakord për krijimin e shtetit

Arrihet marrëveshja historike, Franca bie dakord për krijimin e shtetit "Kaledonia e Re"

Botë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Aktivisti palestinez ngre padi prej 20 milionë dollarësh kundër administratës Trump

Aktivisti palestinez ngre padi prej 20 milionë dollarësh kundër administratës Trump

Botë
Kalo në kategori