LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli

Ka ndërruar jetë veterani dhe ish-eprori i  UÇK-së, Shpejtim Hazrolli (1968) nga fshati Banjë i Komunës së Malishevë.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës thuhet se “eprori Hazrolli, ishte njëri prej luftëtarë të parë i cili ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë tërë luftës çlirimtare kishte treguar heroizëm të pashoq, si dhe ishte një organizator i jashtëzakonshëm, gjë të për të cilën edhe ju dha detyra e udhëheqjes në njësi të caktuara brenda organizmit ushtarak të UÇK-së”, transmeton Telegrafi.


Veterani i luftës, Shpejtim Hazrolli, së bashku me tërë familjen dhe rrethin e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë.

Familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e komandant Shpejtim Hazrollit, i kanë ngushëlluar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, nëndega e OVL të UÇK-së, në Banjë, si dhe shumë bashkëluftëtar e miq të Shpejtim Hazrollit.

“Lajmi për vdekjen e Shpejtimit, ishte një lajm i rëndë dhe i dhimbshëm që morën mbrëmë ne të gjithë, prandaj më lejoni që në emër të bashkëluftëtarëve dhe në emër të Komunës së Malishevës, të shprehi ngushëllime për familjen, për miqtë dhe bashkëluftëtarët e Shpejtimit. Kam pasur fatin dhe nderin e veçantë që të jem bashkëluftëtar me Shpejtimin, i cili ka qenë një luftëtar i jashtëzakonshëm, ka qenë një organizator i mirë në luftë, dhe ka dhënë një kontribut të madh në çlirimin e vendit”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në telegramin e ngushëllimit. “Shpejtimi gjatë tërë luftës, qëndroi ballë për ballë me armikun, ballë hapur gjithherë dhe doli fitimtar në luftë dhe shkoi faqebardhë prej kësaj bote, duke na lënë kujtime të paharruara”, tha Begaj.

Varrimi i komandant Shpejtim Hazrollit bëhet sot në ora 14:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori