LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë Agim Ramadani, mjeku i parë ligjor shqiptar në Maqedoni

Ndërroi jetë Agim Ramadani, mjeku i parë ligjor shqiptar në Maqedoni

Sot ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku ligjor në Maqedoni, Agim Ramadani. I lindur më 3 tetor 1956, Ramadani ndërroi jetë sot. Ai ka lindur në fshatin Zhelinë, rrethina e Tetovës.

Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse specializimin për Mjekësi Ligjore dhe Patologji e kreu në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.


Për mbi 15 vite ka udhëhequr Mjekësinë Ligjore dhe Patologjinë në Tetovë, kurse ndërkohë ka magjistruar dhe doktoruar në drejtime që lidhen me profesionin primar.

Ramadani ka qenë edhe profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë.

Pas vetes ka lënë kontributin shkencor dhe mjekësor. Në vitin 2015 ka botuar librin e parë në shqip me praktika të mjekësisë ligjore. Gjithashtu ka qenë themelues i Shoqatës së mjekëve dhe stomatologëve shqiptar në Maqedoni.

Ramadani pas vetes ka lënë shoqen dhe tre fëmijët.

Varrimi do të bëhet nesër (4 mars) pas namazit të drekës.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori