Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona

MPB njofton se në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup, në të cilën janë lënduar dy persona.
"Më 05.08.2026, në orën 13:30, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Hristijan Todorovski Karposh“ në Shkup kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve "Citroën" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B.M. (29) dhe një motoçiklete „Honda“, të drejtuar nga E.A. (24), të dy nga Shkupi.
Në aksident, lëndime të rënda trupore pësuan motoçiklisti dhe bashkëudhëtari i tij R.I. (23) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore pësuan A.B.M. dhe bashkëudhëtarja e saj e mitur nga Shkupi, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave "Nënë Tereza" në Shkup dhe në ISHP Spitali i Përgjithshëm i Qytetit „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes", thonë nga MPB.


































