LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet greva e punëtorëve të KRM ‘Pastrimi’, Komuna e Prishtinës thotë se u është rritur paga për 70 euro

Ndërpritet greva e punëtorëve të KRM ‘Pastrimi’, Komuna e Prishtinës thotë se u është rritur paga për 70 euro

Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë ndërprerë grevën, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje që atyre t’ua rris pagën 70 euro më shumë duke filluar nga muaji prill.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu duke shtuar greva është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë.

“Pas dy ditëve intenzive në ndërmjetësim me menaxhmentin ushtrues detyre dhe sindikatën e punëtorëve në KRM Pastrimi, e kemi një zgjidhje të pranuar në tavolinë. Greva e nisur e punëtorëve me kërkesën për rritje të pagës është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.


“Kjo zgjidhje nuk e plotëson nevojën e punëtorëve për kompenzim meritor e kushte më të mira të punës, ashtu sikurse nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet përgjithmonë. Derisa e drejta për grevë për paga më të larta është e drejtë e secilit, ndërprerja e tërësishme e shërbimit për të cilin paguhen nuk është e drejtë për qytetarët që kërkojnë shërbim”, shtoi ajo.

Sipas saj, komuna ka kërkuar që brenda një afati prej tre muajsh të pranojë propozimin me zgjidhje konkrete.

Punëtorët e 'Pastrimit' në grevë, kryeqytetin e mbulojnë mbeturinat
Lexo po ashtu Punëtorët e 'Pastrimit' në grevë, kryeqytetin e mbulojnë mbeturinat

“Për të përshpejtuar procesin e mbledhjes së mbeturinave tashmë të grumbulluara disa ditë, kemi angazhuar ekipe me operatorë privat dhe kemi kërkuar mbështetje me kamionë nga njësitë e tjera të ndërmarrjes duke e rikujtuar që ndërmarrja i mbulon edhe komunat e tjera në rajon të Prishtinës”, ka përfunduar Sahatçiu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane?

Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane?

Botë
Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Ekonomi
Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Ekonomi
Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit – BQK mirëpret vendimin

Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit – BQK mirëpret vendimin

Ekonomi
Ofertat më të mëdha të Amazon Prime Day po vijnë – Ja si mund t’i bleni edhe nga Kosova me Paketos!

Ofertat më të mëdha të Amazon Prime Day po vijnë – Ja si mund t’i bleni edhe nga Kosova me Paketos!

Ekonomi
IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

Ekonomi
Kalo në kategori