LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet dëshmia e Jankulloskës në Gjykatën penale

Ndërpritet dëshmia e Jankulloskës në Gjykatën penale

Është ndërprerë dëshmia e ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankulloska në Gjykatën penale, për shkak të përkeqësimit shëndetësorë të gjykatësit, të cilit iu ofrua ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Si e dyshuar në lëndën e PSP-së ”Fortesa”, Jankulloska deklaroi para gazetarëve se është e pafajshme. Ndryshe, Gjykata themelore Shkupi 1 sot duhet të vendosë nëse asaj, dy drejtorëve të DSK-së dhe një akrivistit të Drejtorisë së pestë, do t’u merren pasaportat me kërkesë të PSP-së, për masa kujdesi ndaj tyre.


Ndërkaq, Jankullovska ka deklaruar:

“Unë e di se do të më ftojnë edhe për shumë raste tjera, sepse ky është misioni i prokurorisë special, që të më diskreditojë në çdo mënyrë të mundshme. Por, nuk ndjehem fajtorë as për këtë rast, e as për rastet tjera”./Telegrafi/