LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerjet e energjisë elektrike, OAK kërkon nga Qeveria mbrojtjen e bizneseve dhe punëtorëve

Ndërprerjet e energjisë elektrike, OAK kërkon nga Qeveria mbrojtjen e bizneseve dhe punëtorëve

Përmes një shkrese drejtuar KEDS-it, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Ministrave përkatës, Oda e Afarizmit të Kosovës shprehu shqetësimin e bizneseve lidhur me problemet që po hasin si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, me të cilat po ballafaqohen periudhën e fundit.

Si pasojë e gjendjes aktuale, bizneset përveç që po ballafaqohen me ndërprerje të energjisë elektrike, në shumicën e rasteve në momentin kur nuk ka ndërprerje, atëherë nuk punon sistemi tre fazor, e që i njëjti pamundëson punën e makinerive.


“Në shkresën drejtuar përfaqësuesve të Institucioneve vendore OAK informoi që një ditë më parë vizitoi biznese të veprimtarive të ndryshme siç janë ato prodhuese, tregtare e shërbyese dhe të gjitha unanimisht theksuan që sistemi tre fazor aktualisht nuk po funksionon. Mos funksionimi i rregullt i sistemit tre fazor, ka ndikuar që bizneseve të u pamundësohet kryerja e punëve, pasi që makineritë që ato përdorin kërkojnë energji stabile”, thuhet në reagim.

OAK theksoi që për të evituar këtë, bizneset po obligohen të sigurojnë energji elektrike në forma të tjera, siç është kalimi në gjenerator, sidomos në 48 orët e fundit dhe kërkoi që mos të ketë ndërprerje të tilla të energjisë elektrike të cilat po pamundësojnë funksionimin e rregullt të bizneseve.

OAK kërkoi nga institucionet vendore që të evitohen me urgjencë ndalesat e sistemit tre fazore dhe reduktime minimale me paralajmërime javore për kufizimet e mundshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori