Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët. Sipas tyre, gjumi përbën gur themelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme, por edhe tek emocionet tuaja.
Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin. Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë. Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Prandaj gjumi duhet të jetë prioriteti juaj. Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.
Çfarë ndikimi ka mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?
Studimet e fundit vlerësuan efektet e të bërit më pak gjashtë orë gjumë në natë. Minimumi i sasisë së gjumit që të rriturve ju duhet për një shëndet optimal. Orët e reduktuara të gjumit rezultuan në emocione negative, si zemërimi, nervozizmi, vetmia dhe zhgënjimi. Simptomat fizike u shfaqën me probleme në rrugët sipërme të frymëmarrjes, dhimbje dhe probleme gastrointestinale. Këto shqetësime mendore dhe fizike vazhduan derisa pjesëmarrësit në këtë studim, filluan të flinin më shumë se gjashtë orë në ditë.
Studiuesit vunë re se këto shqetësime u shfaqën edhe vetëm pas një nate ku pjesëmarrësit nuk bënë gjumë të plotë. Studime të mëparshme kanë zbuluar se edhe disa minuta në mungesë të gjumit, mund të dëmtojë performancën në punë, të ulë vëmendjen, e cila është kritike për menaxhimin e stresit dhe ruajtjen e rutinës së shëndetshme. Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se nëse kjo ju bëhet zakon, është gjithnjë e më e vështirë për trupin tuaj që të marrë vetën plotësisht nga mungesa e gjumit.
Disa nga këshillat që ata japin për një gjumë të mirë janë: Të ushqeheni shëndetshëm, të vendosni një orar të caktuar për të fjetur, kryeni aktivitete që ju ndihmojnë të qetësoheni të tilla si joga ose meditim, të konsumoni një çaj qetësues përpara gjumit siç është çaji i kamomilit, të shmangni qëndrimin në TV ose pajisjet elektronike para gjumit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre