LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Ndërkombëtarët kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Pavarësisht paralajmërimeve të dy protagonistëve të dialogut Kosovë – Serbi (presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq), se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjim kufijsh, bashkësia ndërkombëtare po vazhdon ta kundërshtojë një opsion të tillë.

Zyrtarë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë kanë bërë të ditur se Britania nuk e mbështet në asnjë mënyrë një variant të tillë.

Përkundrazi, në përgjigjen e kësaj Ambasade thuhet se ridizajnimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë do të rezultonte me destabilizim, shkruan Gazeta “Zëri”.


Në anën tjetër, edhe Ambasada Gjermane ka bërë të ditur se Gjermania vazhdon të mbetet prapa qëndrimit që kishte, rrjedhimisht kundër ndryshimit të kufijve ose të shkëmbimit të territoreve.

Kurse teksa ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE), Carlos Martin, ka vlerësuar se në mes të dyja vendeve duhet të bëhet një zgjidhje e përhershme, e cila do të nënkuptonte një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme në pajtueshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori