LAJMI I FUNDIT:

Me nderime të larta shtetërore u varros veprimtari Adem Demaçi

Me nderime të larta shtetërore u varros veprimtari Adem Demaçi

Me nderime të larta shtetërore, në prani të një numri të madh të qytetarëve, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi , është varrosur sot në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.

Selatin Novosella, në emër të veprimtarëve që punuan dhe e njohën Adem Demacin, tha se ngushëllim të vetëm e kanë fatin që e patën të jetojnë në një epokë me të.


“Ti, Bac, nuk pranove pjesëmarrjen në një jetë hipokrite, Baci jonë i mire, t’i më përpara zgjodhe lirinë në burg, sesa burgun në liri”.

“Baca Adem, sot kur po ndahemi nga ju për herë të fundit herë, vetëm një moment na ngushëllon, sepse patëm fatin që të jetojmë në epokën tënde”, tha Novosella, raporton Ekonomia Online.

Ceremonia komemorative për Adem Demaçin, nisi me një orë vonesë, nga Sheshi Skënderbeu, afër institucioneve qendrore të Kosovës. Liderë politikë shqiptarë lartësuan figurën dhe kontributin e Demaçit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nën përcjelljen e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të shumë qytetarëve, trupi i pajetë i Demaçit u soll në Velani.

Ai u varros pak metra larg varrit të ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare,  të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori