LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrjet politike në sistemin prokurorial, alarm për nevojën e vetingut në polici, prokurori dhe gjykata

Ndërhyrjet politike në sistemin prokurorial, alarm për nevojën e vetingut në polici, prokurori dhe gjykata

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë një përmbledhje ekzekutive dhe raport për ndërhyrjen dhe ndikimin politik në punën e organeve të drejtësisë, duke përmendur nevojën që të ketë veting në Kosovë.

“Për më tepër, ndikimi politik në sistemin e drejtësisë, përkatësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial, theksohet vazhdimisht në të gjitha raportet më relevante vendore dhe ndërkombëtare me theks të veçantë Raporti i Progresit të Komisionit Evropian, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Freedomhouse etj. Në këtë drejtim, një ndër indikatorët më të rëndësishëm që dëshmon këtë ndikim politik në sistemin e drejtësisë është besueshmëria e qytetarëve në punën e sistemin gjyqësor dhe prokurorial, e cila është ndër më të ulëtat pas përfundimit të luftës në Kosovë”, thuhet në një pjesë të njoftimit.


Përmbledhja e IKD-së:

“Kritikat e vazhdueshme për ndikimet politike dhe të grupeve të interesit në punën e prokurorëve dhe sistemit prokurorial janë dëshmuar së fundi në publikun e gjerë nga vetë protagonisti i zbatimit të ligjit – prokurori special – Elez Blakaj. Ky i fundit në rolin e zbatuesit të ligjit – si prokuror – dhe sinjalizuesit brenda sistemit prokurorial derisa ishte duke e trajtuar njërin prej rasteve më të mëdha dhe të ndjeshme pas përfundimit të luftës në Kosovë – rastin e veteranëve mashtrues – është përballur me sfida të shumta përfshi kërcënimet e vazhdueshme dhe presionet e formave të ndryshme për t’ia pamundësuar kryerjen e detyrës në këtë rast.

IKD vazhdimisht ka ngritur shqetësime në publik rreth atmosferës së krijuar në sistemin e drejtësisë, përkatësisht edhe sistemin prokurorial, e cila pamundëson ushtrimin e drejtë të funksionit të prokurorit në mënyrë të pavarur, të paanashme dhe profesionale.

Hetimet dhe ngritja e aktakuzës për rastin e veteranëve mashtrues nga prokurori special Elez Blakaj dhe dorëheqja e tij nga pozita e prokurorit dëshmojnë gjetjet e vazhdueshme të IKD-së për mungesën e sigurisë juridike por edhe fizike të prokurorëve me integritet në ushtrimin e funksionit të tyre.

Rasti i prokurorit Blakaj prezanton gjendjen e sigurisë në sistemin prokurorial, në të cilin ndikojnë politika dhe grupet e interesit për të pamundësuar hetime dhe ndjekje penale në mënyrë të pavarur. Blakaj kishte muaj të tërë që kishte zhvilluar hetime penale në rastin e veteranëve mashtrues, në të cilin kishte përfshirë në hetime një numër të madh të personave të profilit të lartë, të cilët në kohën e luftës në Kosovë kishin shërbyer si Komandantë, ndërsa në qeverisjen aktuale mbajnë pozita të larta si Ministra, Deputet, Shefa të Policisë etj.

Ky profil i personave të hetuar nga prokurori Blakaj ka ndikuar që gjatë gjithë procesit të hetimeve të përballet me lloj-lloj kërcënime dhe kërkesa të shefave për të pasur kujdes se çfarë përfundimesh do të nxjerrë dhe se kënd do ta akuzon.

Gjithë këto kërcënime dhe kërkesa u bënë të ditura për publikun për dorëheqjes nga vetë prokurori Blakaj dhe nga reagimet publike të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Shoqata e Prokurorëve, Kryeministri i Qeverisë Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi dhe deputetë e qeveritarë të tjerë, të cilët dëshmuan kërcënimet që kishte pasur rrugës në kryerjen e hetimeve dhe poashtu e kërcënuan sërish publikisht në forma të ndryshme. Kërcënimet ishin drejtuar ndaj prokurorit Blakaj dhe të gjithë sistemit prokurorial, duke i dërguar mesazh të qartë se kushdo që do të merret me trajtimin e rastit të veteranëve mashtrues “është i vogël për tu marr me ta” dhe se do të konsiderohet si “hajn i pulave dhe pishpirik”.

Në anën tjetër të gjitha reagimet publike të të gjithë akterëve dëshmuan punën profesionale, të paanshme dhe të pavarur të kryer nga prokurori Elez Blakaj dhe në të njëjtën kohë po ashtu u dëshmua nga vetë protagonistët e luftës së UÇK-së se i gjithë procesi për njohjen e statusit të veteranëve ishte zhvilluar në mënyrë të kundërligjshme dhe se listat ishin fryer me veteranë mashtrues. Ish-Komandantët e UÇK-së dolën publikisht dhe mbështetën aktakuzën e prokurorit Blakaj, duke konfirmuar se listat ishin fryrë me veteranët mashtrues.

Në këtë situatë të krijuar, në të cilën ndikimi politik dhe ndikimi i grupeve të interesit janë evidente në procesin e punës së prokurorit Elez Blakaj dhe sistemit prokurorial, ekziston një rrezikshmëri e lartë për sigurinë juridike dhe fizike të prokurorit Blakaj dhe cilitdo prokuror, i cili tenton ta trajtojë këtë rast me integritet, pa lejuar ndikime politike.

IKD si rezultat i monitorimit sistematik në sistemin e drejtësisë ka trajtuar specifikisht temën e mungesës së sigurisë juridike dhe fizike për prokurorët dhe gjykatësit, të cilët në raste të izoluara përballen drejtpërdrejtë me kërcënime fizike, por që dukuri është përballja me presione, shantazhe dhe kërcënime të ndryshme në kryerjen e detyrave në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, sikurse në rastin Blakaj.

Për më tepër, ndikimi politik në sistemin e drejtësisë, përkatësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial, theksohet vazhdimisht në të gjitha raportet më relevante vendore dhe ndërkombëtare me theks të veçantë Raporti i Progresit të Komisionit Evropian, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Freedomhouse etj. Në këtë drejtim, një ndër indikatorët më të rëndësishëm që dëshmon këtë ndikim politik në sistemin e drejtësisë është besueshmëria e qytetarëve në punën e sistemin gjyqësor dhe prokurorial, e cila është ndër më të ulëtat pas përfundimit të luftës në Kosovë.

IKD insiston në iniciativën e saj publike të rekomanduar tash e sa kohë, që është formuluar si politikë duke u bazuar në gjetjet e vazhdueshme të monitorimit sistematik, që sistemi i drejtësisë të përfshihet në një veting të thellë, duke filluar prej Policisë, Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Këtij procesi duhet t’i parapraprijnë ndryshimet kushtetuese dhe më pas Ligji i Vetingut, për të cilat nevojitet vullnet politik në Kuvendin e Kosovës. Sidoqoftë, tash për tash është e domosdoshme që sistemi prokurorial të këndellet në hapat e tij, duke shkarkuar fillimisht Kryeprokurorin e politizuar Aleksandër Lumezi, për të kaluar më pas në një tranzicion, i cili do të përgatiste procesin e vettingut”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori