LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet shoferi që voziste pa karriget e pjesës së përparme (Video)

Ndalohet shoferi që voziste pa karriget e pjesës së përparme (Video)

Forcat e rendit në Shtetet e Bashkuara, e kanë ndaluar një shofer të paemëruar, që kishte improvizuar një ulëse ngaqë nuk kishte karrige në veturë.

Së bashku me një shoqëruese, ata janë detyruar të dalin nga makina dhe të mos e vazhdojnë udhëtimin, ngaqë nuk plotësonin kushtet themelore për të dalë në rrugë, transmeton Telegrafi.


“Qëndrimi në pozitë jo të duhur gjatë ngasjes, mund të ketë pasoja të paparashikueshme”, është thënë lidhur me rastin.

Duke u bazuar në numrin e madh të bagazhit, ata dyshohet se janë të pastrehë dhe me kushte të vështira jetese. /Telegrafi/