LAJMI I FUNDIT:

Ndalet B1-shi rikthehen reduktimet

Ndalet B1-shi rikthehen reduktimet

Ndalja e bllokut B1 të Termocentralit “Kosova B”, ka rikthyer reduktimet në mbarë vendin. Reduktimet të energjis elektrike ka pasur edhe në Prishtinë.

KESCO është informuar se njësia B1 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur së prodhuari nga mesnata ndërmjet të dielës dhe të hënës.


Kjo është ndalje e paplanifikuar dhe ndodhi vetëm një ditë pasi njësia B2 ishte ndalur gjithashtu në mënyrë të paplanifikuar.

“Prandaj, aktualisht të dy njësitë e Kosovës B janë jashtë prodhimit. Kjo në nënkupton se vetëm Brenda dy ditësh është reduktuar prodhimi me mbi 70 për qind. Ekipet e KESCO-s janë duke bërë të pamundurën që të sigurojnë energji shtesë nga importi, por kjo është shumë e vështirë, sidomos gjatë orëve të para për shkak të rregullave ndërkombëtare”, është thënë në një njoftim për media të KESCO-s shkruan Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të KESCO-s, ata janë detyruar të gjejë energji shtesë nga importi. “KESCO është e përgatitur që të furnizojë konsumatorët si në terma afatshkurtër ashtu edhe më afatgjatë. Por, mungesa e përnjëhershme e 70 për qind të prodhimit e vë në vështirësi, pasi duhet siguruar sasi e madhe e energjisë për një kohë shumë të shkurtër që të mbulohet GEP-I ndërmjet prodhimit të pakët dhe konsumit që pritet të rritet edhe më tepër gjatë festës së Bajramit”. /Telegrafi/