LAJMI I FUNDIT:

“Ndaloni numërimin”, Bolgona shijon momentin pasi Italia dhe Gjermania mund t’i dërgojnë nga pesë ekipe në Ligën e Kampionëve

“Ndaloni numërimin”, Bolgona shijon momentin pasi Italia dhe Gjermania mund t’i dërgojnë nga pesë ekipe në Ligën e Kampionëve

Klubi italian, Bologna apo më saktë faqja e tyre zyrtare në rrjetet sociale ka lëshuar një ‘perlë’ gjatë mbrëmjes së enjte, e cila lidhet me kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Nga edicioni i ri 2024/25, formati i Ligës së Kampionëve do të ndryshojë pasi do të marrin pjesë katër ekipe më shumë se deri tani. Pra do të marrin pjesë 36 pikë, të cilat do të mblidhen një tabelë të madhe.


UEFA ka njoftuar se dy nga katër vende do të dërgojnë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve, klubet e të cilave arrijnë performancën më të mirë kolektive në Evropë në sezonin aktual.

Man Utd dhe Newcastle mund t'i kushtojnë Ligës Premier me një vend më pak në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Man Utd dhe Newcastle mund t'i kushtojnë Ligës Premier me një vend më pak në Ligën e Kampionëve

Për shembull, nëse këto rregulla të reja do të kishin zbatuar për këtë edicion, dy vendet shtesë do t’u kishin shkuar klubeve nga Anglia dhe Holanda.

Megjithatë, këtë sezon situata është ndryshe, pasi listës i prijnë Gjermania dhe Italia, të cilat kanë koeficiente më të larta se Anglia dhe Spanja, duke ‘ëndërruar’ që edhe në fund të sezonit të përfundojnë kështu dhe të kenë shanse të dërgojnë nga pesë ekipe në Ligën e Kampionëve.

Duke marrë shkas nga ky rregull i FIFA-s për formatin e ri, ekipi i Bolognas ka lëshuar një ‘perlë’ në rrjetet sociale, duke krijuar shumë të qeshura.

Bologna e Thiago Mottas renditet në pozitën e pestë në Serie A momentalisht dhe në postimin e tyre ka kërkuar që të “ndalet numërimi”, për t’iu mundësuar kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, ekipi i Bolognas po zhvillon një super sezon në Serie A, duke qenë arrë e fortë për secilën skuadër, por mbetet të shihet në fund se do të arrij një vend që i dërgon në garën elitare të klubeve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori