"Ndale kamerën, nënën...", momenti kur Blero flet në gjumë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Shumë sekuenca të spektaklit Big Brother VIP Kosova janë bërë tashmë virale në rrjetet sociale.
Kështu ndodhi së fundmi edhe me një video të këngëtarit të njohur Blero, e cila e shfaq atë duke folur në gjumë, dhe tashmë ka marrë zemrat e përdoruesve të TikTok të cilët e kanë shndërruar atë në një hit të vërtetë viral.
Në video, Blero i njohur për muzikën e tij dhe si një nga konkurrentët më të fortë të edicionit të dytë të "Big Brother VIP Kosova", dëgjohet duke thënë me zë të ulët por të qartë: "Ndale kamerën," teksa duket të jetë thellë në gjumin e tij.
Ky moment, i kapur rastësisht dhe ndarë me publikun, ka shkaktuar të qeshura pafund te ndjekësit e programit.
Mesa duket, këngëtari i hitit "Fotografia" vuan nga ajo që duhet "somnilokia" - e cila është një nga parasomnitë që përfshijnë edhe të ecurit somnambul dhe makthet gjatë natës - dhe e gjitha zhvillohet në ndërgjegjen e njeriut.
Ndërkohë që videoja vazhdon të përhapet, fansat dhe ndjekësit e tij janë të sigurt që do të presin me padurim momentin e ardhshëm kur Blero – qoftë në gjumë apo zgjuar – do t'i sjellë atyre një tjetër buzëqeshje të papritur.
Këtë javë të nominuar janë të gjithë banorët e shtëpisë dhe të premten do të eliminohet konkurrenti më pak i votuar nga publiku. /Telegrafi/





















































