Ndahet nga jeta ish-komandanti i UÇK-së, Shefqet Paçarizi


Ka ndërruar jetë veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, Shefqet Paçarizi.
Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Malishevës përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i plotë:"Dega e OVL të UÇK në Malishevë, njofton se ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të UÇK, Shefqet Paçarizi. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta te Shefqet Paçarizi Ish Komandant i Batalionit te dytë Brigada 122 Imer Krasniqi varrimi bahet sot me dt. 16.01.2021 ne ora 15:00 ne varrezat e veteranve ne F.sh Dragobil Ngushllime familjes dhe Shokëve!", thuhet në njoftim./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































