LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet e Festivalit Mbarëkombëtarë të Teatrove

Ndahen çmimet e Festivalit Mbarëkombëtarë të Teatrove

Mbrëmjen e së dielës u ndanë çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, nëntë çmimet që u dhanë u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa (kryetar jurie) dhe anëtarët tjerë, Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani. Çmimet janë si më poshtë:

1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.


2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” u dha për Hajat Toçillën.

3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.

4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.

5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veselin tek shfaqja “Kaligula”.

6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaskën tek shfaqja “Kaligula”.

7. Çmimi “Aktori protagonist më i mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.

8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liza Xhuvani

9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.

10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha për “Gomari i babatasit”.

11. Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq.