LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 32 milionë euro për pjesën e parë për rrugën Kijevë-Dollc

Ndahen 32 milionë euro për pjesën e parë për rrugën Kijevë-Dollc

Janë ndarë 32 milionë euro për rrugën Kijevë-Zahaq përkatësisht për pjesën e parë të këtij projekti infrastrukturor, që lidhë Kijevën me Dollcin.

Kështu ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duke shtuar se mungesa e realizimit të shpronësimeve ka qenë pengesa kryesore e këtij projekti.


“Është paraparë buxhet prej 32 milionë euro për gjithë projektin nga Kijevë deri në Dollc pa pjesën e shpronësimeve. Pasi u morr vendimi [për shpronësim], tash kalojmë në faza të tjera që kanë të bëjnë me diskutime publike dhe vlerësimin e pronave do të dal edhe vlera e shpronësimit për gjithë rrugën dhe segmentin Kijevë-Dollc”, tha Aliu në një konferencë për medie.

“Buxheti prej 32 milionë euro është paraparë për tri vite. Viti i parë do të ketë 4 milionë euro, vitin 2024 do të jenë 13 milionë, kurse vitin 2025 do të jenë 15 milionë euro, por do të ndryshoj sipas dinamikës”, shtoi ai.

Katër pyetje për projektet zhvillimore, për të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk jep përgjigje
Lexo po ashtu Katër pyetje për projektet zhvillimore, për të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk jep përgjigje

Sipas tij, procedurat e shpronësimit dhe cilësia e dobët e projekteve që kanë gjetur kanë qenë ndër arsyet e vonesave në përfundimin e disa rrugëve.

“Mungesa e realizimit të shpronësimeve ka qenë një ndër pengesat kryesore në realizimin e projekteve që sot i kemi pasur nëpër këmbë dhe duhet t’i zgjidhim me radhë. Natyrisht përpos çështjes së shpronësimeve dhe cilësia e punimeve ka qenë një ndër shkaktarët e vonesave të shumta që kemi pasur përgjatë viteve”, ka përfunduar Aliu. /Telegrafi/