LAJMI I FUNDIT:

Naumovska: Maturantët detyrat projektuese mund ti mbrojnë deri më 19 Maj, 15.899 nxënës janë pjesë e provimeve të maturës

Naumovska: Maturantët detyrat projektuese mund ti mbrojnë deri më 19 Maj, 15.899 nxënës janë pjesë e provimeve të maturës

Në provimin e maturës shtetërore nuk do të ketë pyetje nga materiali mësimor që duhej të kalonte gjatë periudhës sa kishte grevë në shkolla. Maturantëve do t’u jepen afate të reja për marrjen e detyrës projektuese për shkak të mungesës së mësimit gjatë grevës.

Qendra Shtetërore e Provimeve dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë rënë dakord për shtyrjen e afatit për dhënien e provimit më 19 maj të këtij viti, pra deri në fund të vitit shkollor për maturantët.


Këtë e pohon Elizabeta Naumovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila thekson se në të njëjtën kohë në provimet e maturës shtetërore nuk do të ketë pyetje nga materiali mësimor nga koha e grevës në shkolla.

“Nxënësit që nuk e kalojnë detyrën projektuese, për të cilën afati ligjor ishte data 21 prill, do të kenë një afat shtesë për ta kaluar deri më 19 maj, kur sipas kalendarit janë ditët e shkollës kur përfundon viti shkollor për maturantët. Mund të them se pak më shumë se 10 për qind e numrit total të maturantëve mbetën pa një detyrë projektuese për shkak të grevës. Gjatë grevës që u organizua në shkolla, mësimdhënësit refuzuan mbikqyrjen e detyrave projektuese e cila është pjesë e provimit të maturës shtetërore. Sipas kalendarit, maturantët studiojnë deri më 19 maj dhe deri në atë periudhë do të vazhdohet afati”,tha Naumovska.

Të pandryshuara mbeten datat për dhënien e dy provimeve eksterne nga viti akademik 2021/2022 në seancën e provimeve të qershorit. Më 4 qershor maturantët do të testohen në gjuhën amtare (gjuhë dhe letërsi maqedonase, shqipe ose turke), ndërsa më 13 qershor do të jetë testi i matematikës, gjuhës angleze, frënge, gjermane, ruse, filozofi ose estetikë.

“Përveç detyrës së projektit, të gjitha afatet e tjera mbeten të njejta. Ka kohë dhe hapësirë ​​të mjaftueshme që maturantët të përgatiten. Ata sivjet ashtu si vitin e kaluar do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Materiali për pyetjet e provimit është tërhequr nga viti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt deri në muajin mars dhe nuk mbulon periudhën e grevës së mësuesve”, deklaroi Naumovska.

Në provimin e maturës shtetërore në seancën e provimit të qershorit aplikuan 15899 maturantë, nga të cilët 7135 të arsimit të mesëm, 8504 të arsimit profesional dhe 260 nxënës të shkollave artistike.

Provimi i maturës shtetërore në vend zhvillohet që nga viti 2007. Në fund të vitit 2019/2020 nuk u organizua për herë të parë për shkak të Covid-19 dhe me kërkesë të maturantëve të vitit të kaluar për lehtësimin e kushteve, numri i provimeve të jashtme u reduktua nga tre në dy.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori