NATO edhe zyrtarisht ua ka ndaluar stafit shkarkimin e aplikacionit të rrjetit social TikTok në pajisjet e tyre zyrtare të NATO-s, duke cituar shqetësimet rreth sigurisë.
Zyrtarët e NATO-së dërguan një mesazh tek stafi në mëngjesin e së premtes ku u njoftua ndalimi, deklaruan dy burime të CNN-së, por që gjithsesi TikTok nuk përdorej edhe aq në pajisjet e lëshuara nga NATO, kjo për shkak të kufizimeve të brendshme mbi teknologjinë.
“Siguria kibernetike është një prioritet kryesor për NATO-n. NATO ka kërkesa të forta për përcaktimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar të biznesit. TikTok nuk është i qasshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për CNN, transmeton Telegrafi.
NATO është organi më i fundit qeveritar që ndalon aplikacionin pasi dyshohet se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve të TikTok përmes kompanisë së saj mëmë kineze, Bytedance.
SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe vende të tjera kanë ndaluar tashmë shkarkimin e aplikacionit nga pajisjet qeveritare.
Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Chew, më herët gjatë këtij muaji u kishte thënë ligjvënësve amerikan se kompania të cilën ai e udhëheq është plotësisht e pavarur nga Pekini zyrtar, dhe kishte deklaruar se “nuk ka parë asnjë provë që qeveria kineze ka qasje në ato të dhëna”, dhe se “Pekini asnjëherë as nuk u kanë kërkuar, e as TikTok nuk u kanë dhënë atyre të dhënat e përdoruesve”.
Ai shtoi se TikTok po zhvendos të dhënat e saj në SHBA, për t’u ruajtur në tokën amerikane nga kompania amerikane Oracle. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Apple me një tjetër prezantim madhor në WDCC: Mac Pro dhe Mac Studio me çipin M2 Ultra

Vision Pro: Zbulohen kufjet e reja të realitetit të shtuar të Apple - bëhet i ditur edhe çmimi i tyre

Apple zbuloi kufjet 'Vision Pro' që do të kushtojnë 3,500 dollarë – a do të jenë ato çfarë njerëzit janë duke kërkuar?

Sistemi operativ iOS 17 prezantohet në eventin WWDC

Taksitë fluturuese në Izrael filluan me fluturime testuese për pasagjerët

Apple e prezanton MacBook Air-in me madhësi prej 15 inçësh

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen