Natë epike për 13-vjetorin e Next Level
Ka përfunduar me shumë suksese 13-vjetori i Next Level, të premten që lamë pas, 11 tetor, te Teatri Oda.
Mbrëmjen e filloi Filip Xavi me një nxehje melodike, ndërsa pas tij vazhdoi DJ i natës, Stanislav Tolkachev, i cili e elektrizoi publikun me 'live & dj set' nga 02:00 deri 04:30.
Pas tij vazhdoi T Kode me 'techno' përmbyllëse dhe melodike deri ne 07:00 të mëngjesit.
Një numër i madh i adhuruesve të këtij stili ishin të pranishëm nga Kosova dhe rajoni.
Next Level shënon suksesin tjetër në edicionin e 13 vjetorit të tij.
Eventi u përkrah nga Win Music Freedom Kosova, duke vazhduar me Spar Kosova, Birra Peja, Uji Akull, Selmans network, Konuts, Gekos, Radio Dukagjini, Telegrafi dhe Insajderi.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































