Nate Bowie: Me krejt fuqinë, për Prishtinën

Në një intervistë të tij me Eurobasket.com, tani më ish lojtari i Trikallas nga Greqia ka thënë se tifozët mund të presin nga ai një lojtar që lë zemrën në fushë të lojës.
“Tifozët mund të presin një lojtar që lë zemrën në fushë. Ndërsa unë do të bëj gjithçka me fuqinë time, ashtu që ekipi t’i arrijë synimet e tij,” ka shtuar ndër të tjera Bowie 28 vjeç.
Bowie është vetëm njëri nga disa përforcimet e Sigal Prishtinës gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa ekipi bardhekaltër sonte i rikthehet Balkan League-së ku luan ndaj Craiovas në Rumani.

Nga
Telegrafi
14/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































