LAJMI I FUNDIT:

Naser Selmani: Dënojmë ashpër ofendimin ndaj gazetarit të TV Shenja

Naser Selmani: Dënojmë ashpër ofendimin ndaj gazetarit të TV Shenja

“Fyerjet ndaj gazetarit të TV Shenja, i cili zbuloi skandalin me keqpërdorimin e parave të qytetarëve nga deputetët e BDI, janë argumenti më i mirë i cili dëshmon se BDI nuk ka dallim nga OBRM-PDUKM”, është shprehet kryetari i ShGM, Naser Selmani, i cili shton se OBRM dhe BDI janë bashkë në fushatën e tyre për të luftuar mediat e lira, mediat që kritikojnë punën e papërgjegjshme të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni

“Mendoj se bëhet fjalë për një politikë të koordinuar të dy partive në pushtet, me qëllim që të frikësojnë dhe ti bëjnë shantazh medias së lirë e cila kritikon punën e tyre të papërgjegjshme. Kjo edhe njëherë konfirmon se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident të paqëllimshëm sepse në tre vitet e fundit në Maqedoni kanë ndodhur 35 sulme fizike ndaj gazetarëve dhe asnjë nga këto sulme nuk janë zbardhur dhe asnjë nga dhunuesit nuk janë dënuar”, ka deklaruar për TV Shenja, kreu i ShGM, Naser Selmani.


Ai ka shtuar se ky presion që u bëhet mediave dhe gazetarëve ka qenë argument mjaft i fortë që “Freedom House” dhe organizatat tjera me renome ndërkombëtare që ndjekin lirinë e medias në botë kualifikojnë Maqedoninë si vend jo i lirë për media. Megjithatë, Selmani ka inkurajuar gazetarët që edhe përkundër presioneve të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm.

“Unë ftoj të gjithë gazetarët që përkundër këtyre presioneve që u bëhen që në mënyrë profesionale të vazhdojnë të bëjnë punën e vet ndërsa ne për këto raste do të alarmojmë të gjitha institucionet e vendit dhe ndërkombëtare dhe në një mënyrë të zhveshim maskat e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm të cilat kanë marrë velat e pushtetit dhe në vend që këtë pushtet ta përdorin për të mirën e popullit e keqpërdorin për përfitime personale”, ka thënë Selmani.

Selmani i ka bërë thirrje deputetit në fjalë që të kërkoj falje publike për fyerjet ndaj gazetarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori