LAJMI I FUNDIT:

Naser Makolli vdiq nga infarkti?

Naser Makolli vdiq nga infarkti?

Vdekja e Naser Makollit, i cili ndërroi jetë të hënën në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe për të cilën u ngritën hipoteza menjëherë se është vrarë për qëllime të caktuara, po del të jetë natyrore.

Edhe pse procesi i autopsisë ende nuk ka përfunduar në tërsi burime të TribunaChannel nga ky proces pohojnë se i ndjeri ka pësuar infarkt.


Autopsia, e cila do të publikohet së shpejt, sipas këtij burimi do të konfirmojë se vdekja e tij ka qenë e natyrshme dhe nuk do të le dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Dje në orët e pasdites në varrezat e Dragodanit në Prishtinë është varrosur i ndjeri Naser Makollit.

Avokati Tomë Gashi, njëherit edhe avokati i familjes së Astrit Deharit, i cili ishte shok qelie me Naser Makollin, ka deklaruar që vdekja e Makollit është mjaft e dyshimtë./Gazeta Tribuna/