LAJMI I FUNDIT:

NASA prezanton “Rover Mars 2020”

NASA prezanton “Rover Mars 2020”

Rover Mars 2020, që do të niset drejt planetit të kuq, vitin e ardhshëm, nuk do të kërkojë vetëm gjurmë të jetës së hershme, por do të hapë edhe rrugën për misione njerëzore, thanë shkencëtarët e NASA-s ndërsa prezantuan mjetin.

Rover është ndërtuar në një dhomë të madhe, sterile, në laboratorin jet propulsion në Pasadena, afër Los Angelesit, ku pajisjet u testuan me sukses javën e shkuar.


Roveri u prezantua para gazetarëve të ftuar në një ceremoni dhe pritet të lërë tokën në korrik 2020 nga Cape Canaveral në Florida, duke u bërë i pesti Rover amerikan që do të ulet në Mars.

Ai është i projektuar të kërkojë shenja jete, por është i pajisur edhe me një seri instrumentash që do të ndihmojnë në kuptimin e përmbajtjes gjeologjike dhe kimike të sipërfaqes së marsit.

Rover është i pajisur me 23 kamera, dy ‘veshë’ që do ta lejojnë atë të dëgjojë erërat marsiane si edhe lazera të përdorur për analiza kimike. Duke patur përmasat e një makine, Roveri është i pajisur me gjashtë rrota, si paraardhësi i tij Curiosity, që i lejon të udhëtojë edhe në terrene shkëmbore.

Shpejtësia nuk është një prioritet për mjetin ndërkohë që ai do të ushqehet nga një reaktor bërthamor në miniaturë.

Ai ka edhe krahë, me të cilët mund të gërmojë dhe të kapë kampionë në vende që shkencëtarët do t’i identifikojnë si të përshtatshme për jetë. /tch/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Google heq aplikacionin “që ndihmon njerëzit të bojkotojnë kompanitë e lidhura me Izraelin”

Google heq aplikacionin “që ndihmon njerëzit të bojkotojnë kompanitë e lidhura me Izraelin”

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori