LAJMI I FUNDIT:

NASA: Po vjen një asteroid i madh, por nuk do ta godasë Tokën

NASA: Po vjen një asteroid i madh, por nuk do ta godasë Tokën

Asteroidi “2014JO25”, me diametër prej një kilometër, është nisur drejt Tokës dhe bie në kategorinë e “objekteve potencialisht të rrezikshme”, por do të kalojë në largësi të sigurt nga planeti ynë, thonë ekspertët.

NASA njofton se ky asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës më 19 prill, por në një të ardhme të afërt nuk ka arsye për panik, transmeton KosovaPress.


Pika më e afërt në të cilën do të gjendet asteroidi do të jetë 1,87 milionë kilometra larg Tokës.

Ky do të jetë kalimi më i afërt i asteroidit me Tokën në 400 vjetët e fundit.

Ekspertët nuk parashikojnë kalimin e asteroideve të kësaj madhësie për dhjetë vjetët e ardhshëm.

Një shkëmb i madhësisë së ngjashme, me diametër 800 metra, do t’i afrohet Tokës në gusht të vitit 2027.

Potencialisht të rrezikshëm konsiderohen asteroidet më të mëdhenj se 100 metra që i afrohen Tokës në largësi më të vogël se 7.500.000 kilometra. Në rast të goditjes në tokë, një asteroid i tillë i madh mund të shkaktojë shkatërrim që nuk mbahet mend te njerëzimi, por nëse bie në ujë mund të shkaktojë cunami të mëdhenj.

Ndryshe, ndeshje të trupave të tillë me Tokën mesatarisht ndodhin një në 10.000 vjet.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori