LAJMI I FUNDIT:

NASA është e shqetësuar me vonesat e SpaceX rreth dërgimit të njerëzve në Hënë

NASA është e shqetësuar me vonesat e SpaceX rreth dërgimit të njerëzve në Hënë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA planifikon të kthejë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga Apollo 17 në vitin 1972, por vonesat e mundshme në dorëzimin e raketës nga SpaceX, pjesë e një kontrate prej 2.89 miliardë dollarësh, e vë në rrezik misionin Artemis 3.

Jim Free, administratori i NASA-s për zhvillimin e sistemeve kërkimore, shprehu shqetësimin gjatë një takimi të 7 qershorit të Bordit të Akademisë Kombëtare të Aeronautikës dhe Inxhinierisë Hapësinore dhe Bordit të Studimeve Hapësinore.


Agjencia hapësinore ka zgjedhur SpaceX për të zhvilluar raketën Stasthip që do të shërbejë si një tokëzues për uljen në sipërfaqen hënore. Ai do të ulë dy astronautë amerikanë në Hënë. Megjithatë, raketa duhet të kryejë një mision pa pilot në sipërfaqen e Hënës përpara ekspeditës aktuale të drejtuar. Gjithashtu, do të hidhet në orbitë një “automjet me rezervuar karburanti” dhe do të bëhen demonstrime të transferimit të lëngut kriogjen.

“Këto janë shumë lëshime për të kryer këto misione. Ata kanë një numër të konsiderueshëm lëshimesh përpara tyre dhe kjo më shqetëson kur bëhet fjalë për datën e misionit Artemis 3 në dhjetor 2025. Duke pasur parasysh vështirësitë që ka pasur SpaceX, me të vërtetë po më shqetëson. Kjo datë ndoshta ka ‘rrëshqitur’ për në vitin 2026”, tha Free.

Starship i SpaceX është duke u rindërtuar pasi fluturimi i tij testues muajin e kaluar përfundoi në një shpërthim vetëm disa minuta pas lansimit. Në fakt, sistemi i ndërprerjes së fluturimit u aktivizua pas disa ngecjeve të motorit gjatë fluturimit.

Edhe pse SpaceX nuk publikoi informacione rreth shpërthimit të raketës, si dhe një datë për përpjekjen e ardhshme të lëshimit, CEO i kompanisë, Elon Musk tha se Starship do të jetë gati për dy muaj.

Është e vështirë të thuhet nëse kjo do të ndodhë në të vërtetë, veçanërisht pasi nuk ka përparim të dukshëm në vendin e testimit Starbase në Boca Chica, Teksas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori