LAJMI I FUNDIT:

Napoli shtyn Milikun drejt Ligës Premier

Napoli shtyn Milikun drejt Ligës Premier

Napoli thuhet se ka refuzuar qasjen e Juventusit për Arkadiusz Milik dhe madje mund t’u japë klubeve angleze një zbritje në çmimin e kërkuar prej 50 milionë eurosh.

Maurizio Sarri do të shijonte mundësinë për të punuar përsëri me polakun në Torino, ndërsa Milik po refuzon të nënshkruajë një kontratë të re të marrëveshjes që skadon në qershor të vitit 2021.


Sipas gazetës La Repubblica, presidenti Aurelio De Laurentiis është i etur të mos forcojë një rival të drejtpërdrejtë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar transferimin e Milikut në Juventus.

Juventusi me plan të madh për blerjen e dy sulmuesve Milik-Haaland
Lexo po ashtu Juventusi me plan të madh për blerjen e dy sulmuesve Milik-Haaland

Ai madje do të ishte i gatshëm të pranonte më pak para në mënyrë që të shiste sulmuesit jashtë Italisë, me klubet angleze që do të përfitonin nga një zbritje në çmimin prej 50 milionë eurosh.

Sa për Milik, ai dëshiron pothuajse pagë prej pesë milionë eurosh në sezon, më shumë sesa dyfishi i pagës së tij aktuale te Napoli.

Juventusi ofron mbrojtësin Romero plus para për Milikun
Lexo po ashtu Juventusi ofron mbrojtësin Romero plus para për Milikun

Qendërsulmuesi ka qenë i lidhur me Chelsean, Tottenham Hotspur dhe Manchester United, por La Repubblica sheh Arsenalin si pretendentë kryesorë.

26-vjeçari ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Napolin këtë sezon, përfshirë tre në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori