LAJMI I FUNDIT:

Napoli ka në listë tre kandidatë për të zëvendësuar Gattuson

Napoli ka në listë tre kandidatë për të zëvendësuar Gattuson

Napoli thuhet se po konsideron zëvendësimet e mundshme për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili pritet të largohet dhe drejtuesit kanë hartuar një listë me tre kandidatë.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Napoli tashmë ka filluar planifikimin për një jetë të mundshme pa trajnerin Gattuso në krye të ekipit.


Duket e vështirë për Gattuson të qëndrojë në Stadio Diego Maradona, edhe nëse do të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Materazzi: Napoli luan futbollin më të bukur në Itali falë Gattusos
Lexo po ashtu Materazzi: Napoli luan futbollin më të bukur në Itali falë Gattusos

Raporti pretendon se Presidenti Aurelio De Laurentiis tashmë ka hartuar një listë të zëvendësuesve të mundshëm dhe Luciano Spalletti nuk është emri befasues në listë.

Ish-trajneri i Interit dhe Romës është përmendur në lidhjet dhe bisedimet me klubin në javët e fundit dhe kjo nuk përbën më lajm.

Trajneri i Lille, Christophe Galtier përmendet nga Sky Sport Italia si një kandidat për pozicionin e trajnerit në Napoli.

54-vjeçari ka qenë në krye të Lille që nga dhjetori i vitit 2017, dhe kontrata e tij skadon në qershor 2021.

Emri tjetër në listë është Vincenzo Italiano, i cili ka ndihmuar Spezia në Serie A dhe duket se është në gjendje t’i mbajë ata edhe për një sezon në nivelin kryesor të futbollit italian.

Mediumi raporton tutje se duket se marrëdhënia midis Gattuso dhe De Laurentiis nuk u zgjidh kurrë në të vërtetë, por që presidenti do të përpiqej të bindte trajnerin të qëndronte nëse ai arrin të kualifikojë Napolin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori