LAJMI I FUNDIT:

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zyrtarja për informimin e kësaj gjykate, Milinda Gashi.


Ambasadori Berishaj e kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi po hetohen nga Task Forca Antikorrupsion
Lexo po ashtu Ambasadori Berishaj e kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi po hetohen nga Task Forca Antikorrupsion

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurit N.K, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi.

Nagip Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, kishte njoftuar prokuroria.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Krasniqi më 26 janar 2023, dyshohet se kishte lidhur kontratë të dëmshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Ai dyshohet se duke vepruar me tenderin KEK-23-130-5-1-5, i emërtuar si “Riparimi kapital emergjent i kaldajës blloku A5 ”, me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, ka lidhur kontratë me kompaninë Litwin SA, me çmim prej 3,495,392.42 euro, duke ndryshuar kushtet e veçanta të kontratës.

Dosja e Prokurorisë tutje thekson se i dyshuari Nagip Krasniqi “Duke qenë në dijeni se operatori ekonomik ka interes financiar, pas nënshkrimit të kontratës me të me procedurë të negociuar, përfaqësuesit e saj respektivisht I. Z., e ka angazhuar në cilësi të mbrojtësit për veti gjatë disa procedurave hetimore, e të cilat procedura nga ana e organeve të ndjekjes zhvilloheshin për çështje të dyshuara pikërisht të ndërlidhura me KEK-un”.

Disa ditë më vonë, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e tij nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.

I njëjti u raportua se po hetohet nga task forca antikorrupsion edhe në një rast tjetër, sërish për energji, por kësaj radhe nën dyshimin për mënyrën e pazareve me shit-blerjen e energjisë.

Sipas rezultatit të hetimeve të Task Forcës, rezulton se janë 5-6 kompani që merren me shitblerje të energjisë, ku njëra prej tyre, përkatësisht, kompania sllovene HSE nuk është e licencuar për shit-blerje të energjisë në Kosovë. Pavarësisht kësaj, prej dhjetorit 2021, KEK i ka shitur HSE 37 milionë euro, ndërsa KEK i ka blerë prej HSE 5 milionë euro energji. Kjo dëshmohet edhe përmes vërejtjeve që ZRE ua kishte bërë KEK-ut, që mos të bëjnë pazare me HSE pasi nuk kishte licencë, por përkundër kësaj, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, kishte urdhëruar që me HSE të vazhdonte tregtimin i energjisë në mënyrë të kundërligjshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori