LAJMI I FUNDIT:

Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut

Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se kanë liruar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqin.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.


Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Lexo po ashtu Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi

Bordi i Drejtorëve të KEK po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të iniciohen procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kujtojmë se  Krasniqi ishte arrestuar nga Prokuroria Speciale më 19 prill 2023. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohej se kishte kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Ndërkohë, më 25 prill Bordi i KEK-ut e kishte pezulluar nga detyra e kryeshefit të kësaj korporate.

Ndaj të njëjtit më 20 prill 2023 ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore. E njëjta gjykatë në shtator të 2023-së mori vendim për lirimin e tij nga paraburgimi.

Të njëjtit masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar KEK-ut dhe personave të punësuar në këtë korporatë, në afërsi prej 50 metrave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori