LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann tregon se qindra tifozë e kanë kërcënuar me jetë atë dhe nënën e tij

Nagelsmann tregon se qindra tifozë e kanë kërcënuar me jetë atë dhe nënën e tij

Bayern Munich u përkujdes për befasinë më të madhe këtë edicion në Ligën e Kampionëve, por në aspektin negativ.

Gjiganti evropian është eliminuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku përballë kishin skuadrën spanjolle Villarreal.


Bavarezët u mposhtën në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, derisa në të kthimit barazuan 1-1 për tu eliminuar nga gara më e madhe evropiane për klube.

Eliminimi ka lënë shije të keqe te tifozët e Bayernit, të cilët kanë fajësuar trajnerin gjerman Julian Nagelsmann për këtë.

Në një prononcim për Sport Bild, Nagelsmann ka pranuar se ka marrë 450 mesazhe kërcënuese për jetën e tij, por edhe të mamasë së tij.

“Unë mund ta kaloj krizën, por situata është ndryshe kur merr 450 mesazhe kërcënuese për jetën në ‘Instagram’. Unë marrë shpesh mesazhe të tilla edhe kur fitojmë edhe kur humbim dhe nuk i lexoj ato, shoh vetëm fillimin”.

“Është e qartë se shumë persona duan të më vrasin, por tashmë ata po drejtohen edhe nga mamaja ime që nuk ka lidhje fare me futbollin dhe eliminimin. Kjo është pak e egër”.

“Por nuk merrem fare me ta. Njerëzit mund të shkruajnë çfarë të duan, por duhet të mendojnë pak më shumë për ato çfarë thonë. Nuk arrij t’i kuptoj”, tha trajneri gjerman Nagelsmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori