LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann tregon pak nga formacioni se si Bayerni mund të luajë ndaj Interit

Nagelsmann tregon pak nga formacioni se si Bayerni mund të luajë ndaj Interit

Julian Nagelsmann nuk ishte i tronditur kur pa ngritje të formës së Interit dhe theksoi vendosmërinë e Bayern Munichut për të fituar ndeshjen e nesërme (e martë) në Ligën e Kampionëve.

Skuadra bavareze aktualisht është në krye të Grupit C pas pesë ndeshjesh, pesë pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Ata i kanë fituar të pesë ndeshjet e tyre dhe janë të uritur për ta bërë një fazë perfekte në grupe me një fitore ndaj Nerazzurrëve.


Sezoni i Interit filloi të kthehej pas ndeshjeve të tyre kundër Barcelonës, me katër pikët e marra në ato ndeshje që rezultuan vendimtare në garën e raundit të 16-të.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Nagelsmann fillimisht diskutoi nëse Bayern Munich do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Interit ose nëse ata do të vendosin një skemë bazë.

“Nuk është një situatë e vështirë nëse ke një skuadër si e jona. Të gjithë mund të luajnë dhe ne mund të bëjmë edhe disa rrotacione, nesër do ta bëjmë për shkak të lojtarëve që janë të lënduar ose kanë probleme”, deklaroi ai.

“Qëllimi është ende të fitojmë nesër, por ne gjithashtu duhet të fokusohemi te Bundesliga, e cila është shumë konkurruese”.

Ai foli nëse Interi ishte surpriza e kësaj faze të grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Për mua nuk janë surprizë, duhet të jem i sinqertë. Nerazzurrët janë shumë të fortë, ashtu si Barcelona, ​​në fund janë detajet që vendosin”.

“Ne ishim pak me fat kundër Barcelonës, nëse ata do të kishin shënuar më herët mund të na kishin mundur”.

“Por, në fazën e grupeve nuk ka aq shumë ndeshje. Interi është shumë i fortë, ka lojtarë fantastikë, nuk jam i befasuar”, shtoi trajneri i Bayernit.

Së fundi, Nagelsmann diskutoi për cilësitë e trajnerit të Nerazzurrëve, Simone Inzaghi dhe nëse kultura e futbollit italian ka mbetur prapa.

“Së pari, jam i lumtur për atë që ka arritur, ai po bën një punë të shkëlqyer. Nuk e njoh mirë futbollin italian, nëse një trajner si ai konsiderohet i ri apo jo. E di që qasja në Itali është pak më ndryshe, ata mbështeten te trajnerë më me përvojë”.

“Jam i lumtur për të, ai ka një ekip fantastik dhe ka treguar gjëra shumë të mira në të dyja fazat, duke arritur të kalojë grupin, që është një objektiv i arritur”.

“Ata janë një ekip i fortë, siç e pamë në ndeshjen e parë, veçanërisht në mesfushë ata kanë ide të mira dhe është gjithmonë e vështirë të mbrohesh kundër tyre. Është mirë t’i shoh ata duke luajtur, kështu që jam i lumtur për të”, vazhdoi Nagelsmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori